Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

“EL MEJOR” çon në pranga dy administratorët e kompanisë, policia jep versionin zyrtar për kokainën në Durrës (FOTO & VIDEO)

10/04/2021 - 19:56

Sekuestrohen rreth 143 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe arrestohen në flagrancë 2 administratorët e kompanisë pritëse të ngarkesës me banane.

Operacioni eshte zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe Drejtoria Vendore e Kufirit​, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat doganore dhe autoritetin portual Durrës. Hetimet po drejtohen nga prokurorë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe prokurorë të SPAK-ut. ​

Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe hetimet e kryera se në një kontenier fshihej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kokainë, në bashkëpunim me autoritetet doganore​ dhe portuale, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “EL MEJOR”.​

Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në një kontenier të ngarkuar me banane, i cili ishte nisur nga porti i GUAYAQUIL në Ekuador dhe kishte kaluar tranzit në portin “GIOIA TAURO”, Itali​, me destinacion Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Tiranë, me administratorë shtetasit E. P. dhe K. X., shërbimet policore dhe ato doganore gjetën të fshehura në tavanin e kontenierit​, pako të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar kokainë me peshë totale 143 kilogramë.​

Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit K. X., 30 vjeç dhe E. P., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë.​

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.​

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Hiqet tenda në sheshin "Liria" në Durrës, e ngritur për procesin e vaksinimit masiv të qytetarëve për moshat +65 vjeç.

Nga raportimet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve për periudhën parazgjedhore e deri

Kërcënoi me granatë në dorë, punonjësit e policisë, me qëllim moslejimin e kontrollit të banesës dhe më pas tentoi të largohej, neutraliz

Profesor Tritan Kalo ka dhënë lajmin e mirë mëngjesin e sotëm se është regjistruar 24 orëshi i parë që në Infektiv që nuk është paraqitur

Më 11 janar, një zhurmë e fortë matrapiku dëgjohej në mes të Bulevardit Dyrrah – arteria kryesore e Durrësit, e cila e merr emrin nga top

Një ditë pasi portali "DurrësLajm" publikoi foto dhe video të situatës së krijuar në qytet për shkak të grumbujve me mbeturina, koshat e

Minatori Elton Debreshi, i cili kandidoi si i pavarur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, tashmë i është kthyer punës në galeri, pas

Këtë të shtunë, deri në orët e mesditës territori do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare të cilat do të krijojnë mundësi për sh

Ibrahim Didani është kambisti, i cili ra pre e grabitjes sot në mbrëmje nga tre persona në Sarandë.

Autoriteti Portual Durrës shpall konkursin për 2 (dy) vende vakante prane Forcës së Sigurisë Portuale Durrës per pozicionin e punës: