Në mbledhjen e organizuar ditën e sotme ku të pranishëm ishin 3 ministra të kabinetit qeveritar dhe kryeministri Rama, u bë e ditur se tashmë Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të ketë një kryetar të ri.

Postin që më parë e mbante Dallëndyshe Bici, tashmë do t’a ketë Ajet Zyberi i cili ka shërbyer më parë në Policinë e Shtetit, ku ka pasur edhe rolin e drejtorit të policisë në Korçë.

Ndërsa ish kryetarja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, e cila kandidoi edhe në zgjedhjet e 25 prillit, është emëruar së fundmi në rolin e zëvendësministres së mbrojtjes.