Pas shkarkimit të Enton Duros vetëm tre muaj pas emërimit në krye të Tatimeve, qeveria ka miratuar drejtuesin e ri të këtij institucioni tejet të rëndësishëm për mbledhjen e të ardhurave për buxhetin e shtetit.

Drejtimin e ka marrë Delina Ibrahimaj, e cila më parë ka qenë drejtore e INSTAT.

Ibrahimaj mban gradën Doktor (PhD) në Bankë dhe Financë nga Universiteti i Romës, Tor Vergata. Ajo ka punuar në Bankën e Shqipërisë dhe në Kryeministri, si koordinatore për krijimin e një sistemi të integruar shkëmbim informacionesh dhe statistikash operacionale mes instituteve shtetërore.