Në dosjen prej 416 faqesh të Habilajve krahas përmendjes së emrit të ish-ministrit Saimir Tahiri, lakohet edhe një emër shumë i njohur i muzikës shqiptare.

Në përgjimet mes dy trafikantëve, Maridian Sulaj e Mariglen Alimuçaj, të zbardhura në dosje, përmendet edhe emri i këngëtarit të njohur shqiptar, Ylli Baka.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për këngëtarin e njohur të muzikës popullore shqiptare apo ekziston një tjetër person me atë identitet.