Era e fortë e me stuhi detare që ka përfshirë Adriatikun ka penguar në mënyrë të veçantë mjetet lundruese. Lundrimi i trageteve u pezullua në të dy brigjet e Adriatikut në Bari e Durrës mbrëmjen e shkuar, ndërsa era e fortë pezulloi tërësisht punën në port dhe lundrimin e mjeteve të tonazhit të mesëm e të vogël.

Dallgët përparuan në bregdet duke shkatërruar edhe shëtitoren “Taulantia” në Durrës. Pjesë të kësaj shëtitoreje u dëmtuan rëndë nga forca e detit, ndërsa u shpërndanë përgjatë saj dërrasat që shërbenin për të qëndruar e pushuar qytetarët.

Nga reshjet e shiut ka patur edhe vështirësi në qarkullimin e makinave dhe këmbësorëve në rrugë. Prania e ujit ka qenë në disa rrugë të cilat u kaluan me vështirësi. Pamjet që sjell “DurrësLajm”, tregojnë qartë nivelin e lartë të ujit përgjatë shëtitores “Taulantia”, apo tek Ura e Dajlanit.

Kapitaneria e Përgjithshme kërkon:

1-Te njoftohen te gjitha agjensite, tragetet, peshkarexhat, dhe mjetet e vogla detare dhe anijet e transportit te mallrave per situaten e perkeqesuar dhe te merren masat per parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjate ketyre 48 oreve.

2-Te lajmerohen anijet e peshkimit dhe pronaret e tyre qe te marrin masa per sigurimin e anijeve ne porte dhe te monitorojne anijet me njerez cdo ore qe mos te kete mbytje ne port apo avari nga moti keq.

3-Te ndalohet levizja e mjeteve te vogla ne det dhe mos te lejohet dalja ne det e tyre. Te ndalohet dalja e ketyre mjeteve me njerez.

4-Te lajmerohen ne menyre te veçante tragetet per situaten me ere te forte dhe te ndiqet cdo moment situata e tyre gjate levizjes ne linjat nderkombetare dhe te lajmerohen posagjeret per cdo vonese apo ndalim te linjave.

5-Cdo rast i evidentuar apo i njoftuar per anije ne rrezik apo ne veshtersi te njoftohet kapiteneria e pergjithshme me email, tel dhe cdo mjet te mundshem me qellim qe te jemi te informuar per gjendjen e tyre.

6-Mos zbatimi i ketij njoftimi apo mos marrja e masave ju ngarkon me pergjegjesi administrative dhe ligjore per mos zbatim urdheri dhe rrezikim te jetes dhe prones.

Pavlin Ndreu

Drejtor i Pergjithshem

Drejtoria e Pergjithshme Detare