Familjarët e nje punonjëseje të Kadastrës në Durrës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Lajmi ka vënë në alarm punonjësit e tjerë të Kadastrës, të cilëve këtë mëngjes mësohet se do iu merret tamponi, pasi ka dyshime që mund të jenë infektuar edhe ata nga kontakti me punonjësen në fjalë.

Punonjësja ndërkohë është vetëkarantinuar dhe pritet përgjigjja e tamponit nëse edhe ajo rezulton pozitive me koronavirus.

“DurrësLajm” mëson se pranë ambienteve të Kadastrës kanë shkuar shërbimet e higjienës për të kryer dezinfektimin e të gjitha zyrave.

Durrësi mbetet një nga qytetet aktive sa i përket rasteve me Covid-19, ku sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë një ditë më parë ishin 27 persona aktivë.