“Skandal pas skandali ka nisur historia e mandatit të dytë të qeverisë Rama”. Kështu shprehet gazetari Blendi Fevziu, i cili mendon se kryeministri Edi Rama nuk po qeveris dot. Në një intervistë për emisionin ‘A Show’ në ‘News24’ Fevziu e sheh si një fenomen të zakonshëm jo vetëm për këtë qeveri por edhe të mëparshmet, një farë mallkimi që iu ndodh në mandatin e dytë.

Një ndër skandalet më të mëdha të qeverisë së Ramës është çështja e rrëmbimit të personave në Vlorë. Për Blendi Fevziun, rrëmbimi i personave në Vlorë, është një ndër ato ngjarjet që të kujtojnë Italinë e mafias së viteve 50, apo zonat më të këqija mafioze të globit. “Është një histori kriminale që duhet të marrë fund. Pas atij emisioni kur unë kam trajtuar këtë temë, kam kuptuar se në këtë ngjarje kriminale janë të përfshirë absolutisht oficerë të policisë së shtetit”, tha Fevziu.

I pyetur për qeverisjen Rama në mandatin e dytë të saj, Fevziu beson se Rama nuk po qeveris dot pasi është mbërthyer nga skandalet e njëpasnjëshme.