Fortunali që goditi Durrësin pasditen e sotme përmbyti rrugët e qytetit.

Era e fortë, e shoqëruar me reshje të dendura shiu solli bllokimin e akseve rrugore dhe kryqëzimeve kryesore në qytet.

Drejtuesit e mjeteve lëviznin me vështirësi në rrugë, pasi pas vetëm 15 minutave shi, niveli i ujit në rrugë u ngrit në disa cm.

Fotot dhe videot që sjell DurrësLajm dëshmojnë situatën e vështirë të krijuar në shumë lagje të qytetit.

Ndërkohë, shumë qytetarë kanë raportuar pranë redaksisë së DurrësLajm se era e rëndë e ujërave të zeza ka pushtuar gjithë qytetin.