Punonjësit e Policisë Bashkiake së Durrësit kanë parandaluar një vjedhje sot.

Një hajdut tentoi t’i vjedhë telefonin një të moshuare, por kënaqësia nuk zgjati shumë, pasi aty pranë ndodheshin Uniformat e Policisë Bashkiake.

Falë reagimit të shpejtë e në kohë të punonjësve të Policisë Bashkiake është mundësuar kapja në flagrancë e autorit dhe neutralizimi i tij.

Menjëherë u njoftua Policia e Shtetit, e cila shoqëroi dhe procedoi penalisht hajdutin.

Këto janë pamjet e para fill pas kapjes së autorit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 17 pranë Ndërmarrjes së UKD-së.