Janë bënë kaq shumë ditë që qëndrojmë të izoluar sa me siguri të gjithë e kemi harruar numrin e tyre.

Por e rëndësishme është që të mbajmë mend gjithmonë qëllimin e mirë; shpëtimin e jetës, gjë të cilët durrsakët nuk e kanë harruar.

Kjo duket nga fotot e shkrepura sot nga LSA në shëtitoren “Taulantia” aq të preferuar për qytetarët para orës 13:00 kur ende lejohej dalja nga shtëpia, jo për të shëtitur por për të mbaruar punët e nevojshme.

Kjo pjesë e qytetit të Durrësit, që në një ditë normale pranvere do të gumëzhinte nga zërat e fëmijëve dhe të rriturve, sot është e heshtur.

Janë të pakët qytetarët që kanë vendosur të lënë shtëpitë dhe ballkonet për të shijuar rrezet e diellit pranë detit.

Kujtojmë se prej orës 13:00 të ditës së sotme deri të hënën në orën 5:00 të mëngjesit çdo subjekt do të qëndrojë mbyllur dhe asnjë qytetar nuk do të lejohet të dalë nga banesa në kuadër të masave të qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.