Teksa Rama po zhvillon mbledhjen e radhës së qeverisë në Durrës, dega e Partisë Demokratike në këtë qytet është ngritur në protestë në zonën e Porto Romanos, shoqëruar edhe nga qytetarë.

Me pankarta në duar, banorët kanë protestuar për plehrat në këtë vend, pasi sipas tyre Porto Romano është shumë i ndotur dhe ësthë kthyer një vendgrumbullim mbetjesh.

Në protestë mernin pjesë kreu i PD-së së qytetit bregdetar, Ferdinad Xhaferri dhe deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi.