Një numër i madh qytetarësh kosovarë, që në orët e para të mëngjesit të sotëm u nisën drejt bregdetit shqiptar për të kaluar fundjavën. Shumica prej tyre do ta kalojnë festën fetare të Kurban Bajramit në Shqipëri.

Edhe pse shifrat e të prekurve dhe të viktimave prej COVID-19 janë në rrije, kosovarët përsëri nuk shfaqin frikë nga prekja e virusit. Rradhë të gjata automjetesh janë krijuar në doganën e Morinës. Kujtojmë se fundjavën e kaluar vendi ynë u vizitua nga 40 mijë kosovarë.