Lajme të mira për pushuesit gjatë fundjavës. Sinoptikanët parashikojnë se ditën e premte dhe të shtunë moti parashikohet kryesisht i kthjellët përgjatë vijës bregdetare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, “vranësirat do të bëhen prezente në orët e mesditës përgjatë relieveve malore duke u pasuar nga reshje shiu të karakterit lokal”.

Era do të fryjë nga veriperëndimi 1-8m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare do të fitojë intensitet deri në 15m/s.