Futbolli në zi, ndahet nga jeta Presidenti i Nderit të FSHF-së

16/10/2019 - 10:36

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar, Miço Papadhopulli.

Ish-futbollist i Partizanit, trajner dhe pedagog tek Instituti i Fiskulturës, i cili mbante titullin Prof.Doktor, ishte një nga figurat më të spikatura në futbollin dhe sportin shqiptar.

Miço Papadhopulli ka lënë shenjë në drejtimin e futbollit në Shqipëri, nga viti 1997-2002, ka qenë Presidenti i FSHF, dhe prej vitit 2002 President Nderi i FSHF. Si një nga futbollistët më të mirë të viteve 1950-1960, “Daja” siç e njohin të gjithë fitoi plot 6 tituj kampion me skuadrën e Partizanit. “Mjeshtri i madh”, “Mjeshtëri i Merituar”, Miço Papadhopulli i fitoi të gjitha në jetën e tij profesionale, por mbi të gjitha respektin e të gjithë komunitetit dhe qytetarëve që e njihnin, si një njeri të qeshur dhe shumë human.

“Të dashur miq të familjes tonë të madhe të futbollit, me hidhërim të thellë dëshiroj të ndaj me ju lajmin e trishtë se Miço Papadhopulli, President Nderi i FSHF, një ish-mbrojtës i shkëlqyer, drejtues futbolli dhe mik i mirë, është ndarë nga jeta. Në këtë moment të vështirë për të gjithë ne, për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur. Kujtimet që na ka lënë, do të jenë të paharruara”, ka deklaruar Presidenti i FSHF-së Armand Duka, sapo ka mësuar lajmin e dhimbshëm.

Homazhet në nder të Presidentit të Nderit të FSHF, do të zhvillohen te Muzeu Kombëtar, ditën e sotme nga ora 12:00 deri në orën 15:00.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Situatë dramatike me mbeturinat urbane në zonën e ish-Kënetës, më saktësisht në rrugën “Gjelbërimi”.

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme me mjete të komunikimit elektronik ku janë miratuar dy vendime

Prezenca e OSBE-së rrëzon projektin e opozitës parlamentare për ndryshim të Kushtetutës, ku kërkohet rishikimi i sistemin zgjedhor në ven

Gjatë muajve të pandemisë Covid-19, porti i Durrësit nuk e ka ndalur punën për asnjë moment, por efektet e krizës janë ndjerë, në sektorë

Temperaturat e larta dhe era e fortë në zonën e plazhit duket se kanë favorizuar një vatër zjarri pranë rrethrrotullimit tek Ura e Dajlan

Pas lajmit të dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, se do të rritet numri i testeve të koronavirusit në vend ka reaguar

Këshilli Bashkiak Durrës do të miratojë pasditen e sotme një listë me 7 pallate 5-katëshe në rajonet nr.4 dhe nr.5, për të cilat Institut

Meteorologia Adiola Bami nga Meteoalb, duke folur në lidhje me parashikimin e motit për këtë javë si dhe për muajin korrik, tha se duke n

Policia e Shtetit ofron shpërblim 10 mijë euro për këdo që jep informacion për vendndodhjen e Talo Çelës, i shumëkërkuar nga autoritetet

"DurrësLajm" po publikon listën e dytë me 1200 qytetarë me dëmtime DS1, DS2 dhe DS3 në banesën e tyre që do të përfitojn