Zëdhënësja e qeverisë, e ftuar në emisionin në ”ABC News” me gazetaren Mirela Milori, më përpjekje për të shpjeguar ”qasjen e gabuar të opozitës”, bëri një gafë kur tha se: ”Opozita ka gjetur qasjen më të gabuar. Mendon se me njerëz të paguar, me njerëz që bëjnë komente deningruese në rrjetet sociale do mund të cënojë qeverinë apo element të saj. Është një qasje prej Don Kishoti, po as ky nuk është term i duhur, sepse Don Kishoti është një figurë romantike dhe komplekse e letërsisë shqiptare”.

Don Kishoti i Mançes është personazh i novelistit spanjoll, Miguel de Servantes por që Spiropali e shndërroi në një figurë të letërsisë shqiptare. Siç duket kjo është një përpjekje e dështuar e saj për të konsideruar qasjen e opozitës të gabuar.