Gazetarët protestë para Prokurorisë: Lajmësi nuk preket!

14/04/2019 - 16:45

Një grup gazetarësh janë mbledhur sot në shenjë protestë para Prokurorisë së Përgjithshme, sikurse kishin paralajmëruar më herët.

Pas shtyrjes që iu bë gazetarit Renaldo Salianji nga truproja e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Markut, ndërsa po i drejtonte pyetjet, si dhe të disa rasteve të mëparshme kur gazetarët janë kërcënuar apo intimiduar ndërsa kryejnë detyrën, gazetarët kanë dalë në protestë, teksa kërkojnë që të mos dhunohen dhe preken.

“Kjo protestë është vetëm nga gazetarët e lirë, nuk kemi as lidhje partiake dhe asnjë qëllim për të sulmuar njerëz që janë të lidhur me politikën apo institucionet. Kërkojmë shkarkimin e truprojës së Prokurores, si dhe prej Arta Markut presim të kërkojë ndjesë për këtë akt. Kërkojmë të na lini të lirë për të kryer detyrën tonë! Lajmësi është i shenjtë”, është shprehur gazetarja Brikena Prifti, gjatë një prononcimi për mediat.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në kuadër të sezonit turistik 2019, Prefekti i Qarkut Durrës Roland Nasto ka zhvilluar mëngjesin e sotëm takim me të gjithë përfaqësuesit

Prefekti i Qarkut Durrës, Roland Nasto, së bashku me kreun e Policisë Bashkiake Vasip Çopa kanë inspektuar në terren zbatimin e planit të

Lajme të këqija vijnë nga Luksemburgu për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Tre ditë para protestës së opozitës, ambasada amerikane në Tiranë i ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të saj që ndodhen në Shqipëri të

Studimet sizmiologjike e mjedisore, të bëra nga firma ndërtuese për zbatimin e projektit të lejes ndërtimore të 4 objekteve 5-katëshe në

Ndërtimi i katër pallateve në zonën e Kodër Vilës në Durrës, ka sjellë edhe përplasjen e radhës midis specialistëve të fushës dhe bashkis

Valbona Sakollari, kandidatja e Bindjes Demokratike për bashkinë e Durrësit vjen me një program elektoral që synon të përmirësojë kushtet

"Paketa Moneyval miratuar dje nga Parlamenti sjell mjete të reja për të luftuar në mënyrë efektive kundër pastrimit të parave dhe fin

Aksi i Bulevardit Zogu i Parë, nga Sheshi “Skëndërbej” te ish-Stacioni i Trenit, do të rikonstruktohet për t’u kthyer në një nga zonat ko