Gazetari i “Bild”: Kam parë laborator heroine. Rama të shpjegojë...

20/05/2019 - 22:05

Gazetari i medias prestigjioze gjermane “Bild”,  Peter Tiede në një intervistë me “Skype” me emisionin “A show” në News 24 foli për shkrimin e tij të publikuar disa ditë më parë, ku tregonte se pse  “Shqipëria udhëhiqet nga gansterët”.

Ai komentoi edhe  deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili ka theksuar se gazeta gjermane është e stilit “bulevardeske”, që nuk thellohet në çështje, por gazetari shtoi se artikulli është i saktë dhe sipas tij, Rama më parë duhet të tregojë se pse nuk funksionojnë disa institucione në Shqipëri dhe jo të merret me median gjermane.

Ai tregoi se gjatë një vizite në Shqipëri ka parë me sytë e tij laborator heroine në vitin 2016, por pa treguar vendin se ku. Gazetari theksoi se ai po punon për një material, i cili do të flasë mbi mafien shqiptare.

“Ai ka të drejtë se ne jemi një media bulevardeske, por artikujt tonë janë të shkurtër sepse ky është stili i kësaj mediaje. Këto janë gazeta që citohen dhe iu referohen më shumë në Gjermani dhe në të gjithë botën. Sigurisht se zoti Rama duhet të përballet me argumentet se pse nuk funksionojnë Gjykata Kushtetuese dhe disa istitucione të tjera dhe a është e lirë media në Shqipëri.

Këto duhet t’i shpjegojë Rama. Unë kam parë edhe laborator heroinë në verën e vitit 2016, sepse kam qenë dhe kam udhëtuar në Shqipëri. Thuhet se 70 për qind e kanabisit që shitet në vendet perëndimore se vjen nga vendi juaj. Në Durrës vjen kokainë nga Kolumbia. Janë gjetur në vendin tonë kontejnerë që përmbanin kokainë që e kishin porositur kriminelët. Po bëjmë një material dhe po hetojmë mbi mafien shqiptare”- tha gazetari.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtoresha e Autoriteti Rrugor Shqiptar, Sonila Qato ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante prej janarit të këtij viti.

Ish-kreu i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani, ka folur në një lidhje telefonike për News 24 për procesin ndaj ish-ministrit të Brendshëm,

Paraditen e sotme, në kalatën numër 4 është bregëzuar anija turistike “TO CALLISTO”, e cila ka sjell 36 turistë të huaj, kryesisht gjerma

Goditen dy raste kultivimi të lëndëve narkotike në Krujë, janë arrestuar në flagrancë 8 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë, s

Gjykata e Krimeve të Rënda është tërhequr për vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Prej qershorit të vitit 2018, në vendin tonë, ka hyrë në fuqi ligji "Për ndihmën juridike".

Arbër Çekaj, i akuzuar për sasinë rekord të 613 kilogramëve kokainë të kapur në Durrës, është ekstraduar sot nga Gjermania në Shqipëri.

Ambasada Amerikanë në Tiranë iu vjen në ndihmë të gjithë qytetarëve shqiptarë në lidhje me kërkesat për viza emigruese.

Sipas Meteoalb, Shqipëria do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira.