Në studion e emisionit “Opinion”, gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, ka deklaruar se viktima e atentatit të mbrëmjes së të dielës në Tiranë, Emiljano Boçi ishte takuar më parë me një avokat të njohur në Durrës.

Sipas saj, Boçi kishte pak që ishte kthyer nga jashtë dhe kishte kontaktuar me avokatin që ait ë merrte përsipër mbrojtjen e një shokut të tij, të akuzuar për trafik droge.

Sipas saj, vdekja e Boçit mund të ketë lidhje me pazaret e drogës. Boçi u ekzekutua para syve të të dashurës së tij, ndërkohë që në atentat mbeti i plagosur edhe miku i tij Melvin Disha.

32-vjeçari Emiljano Boçi, i cili njihet edhe me emrin Roland, ka qenë i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në 26 korrik 2010.

Boçi është shpallur fajtor për dy vepra penale, atë të Vrasjes së mbetur në tentativë e kryer në gjendje të tronditjes se forte psikike dhe Prodhim e mbajtje pa leje te armeve luftarake. Për këto vepra ai është dënuar me 5 vite burg.