Në lidhje të drejtpërdrejta televizive çdo gjë mund të ndodhë. Si shumë gazetarë që i është dashur të anashkalojnë skena nga më të ndryshmet, e njëjta gjë ka ndodhur dhe me gazetaren e “Top Channel” teksa po raportonte live.

Siç shihet në këto pamje gjatë një lidhjeje “live” në edicionin e lajmeve të mesditës në Top Channel, gazetarja Kristi Gongo vihet në rrezik duke raportuar para gjimnazit Ismail Qemali, nga një drejtuese mjeti e cila këmbëngulte të parkonte pranë reporteres, e cila për shkak të detyrës nuk mund të lëvizte në ato çaste.

Manovra që bëri shoferja duket se është e vështirë por që  gazetarja nuk do t’ia kishte zënë vendiparkimin në një zonë ku kishte plot të tilla në fakt.

Ka qenë ndërhyrja e kameramanit i cili ka bërë të mundur, të anashkalojë ngjarjen pa incidente.