Një projekt i përbashkët arkeologjik shqiptaro-amerikan njoftoi për Associated Press se ka gjetur të paktën 22 amfora që janë të paktën 2500-vjeçare në brigjet shqiptare, të cilat tregojnë për një anije të mbytur në lashtësi.

Anija kërkimore “Hercules” e Fondacionit Nautical RPM tha të premten se kishin gjetur 22 amfora në shtratin e detit Jon pranë gadishullit të Karaburunit. Arkeologu Mateusz Polakowski tha se ata besojnë se amforat e llojit korintas datojnë në mes të shekullit të 7-të dhe të 5-të, P.L.K.

Që nga viti 2004, anija RPM ka analizuar shtratin e detit të Shqipërisë për anijet e vjetra dhe moderne, me plane të vazhdueshme për hapjen e një muzeu nënujor në Shqipërinë perëndimore. Kryetari i RPM James Goold e konsideroi zonën si një nga pjesët më të rëndësishme sa i përket zbulimeve të tilla sa i përket aspektit arkeologjik dhe historik.