4 masa administrative janë marrë gjatë ditës së sotme ndaj disa subjekteve që hidhnin plehrat në rrugë. Lajmi bëhet i ditur nga kryebashkiakja Valbona Sako. 

Aksioni është ndërmarrë gjatë ditës së mërkurë dhe ka pasur në fokus të tij kontrollin e disa subjekteve që shkaktonin ndotje të mjedisit në Durrës.

"Në ndjekje të ankesave të ardhura nga qytetarë të ndryshëm, të cilët shprehën shqetësimin për ndotjen që shkaktojnë në mjedis mbetjet e ndryshme urbane, shërbimet e Policisë Bashkiake, në bashkëpunim me Ndërmarrjen Pastrim Gjelbërimit në zbatim të akteve ligjore, planit përkatës të masave, e në ushtrim të kompetencave, kanë monitoruar, pastruar mbetjet urbane të shkaktuara nga subjekte dhe qytetarë të papërgjegjshëm, duke ndëshkuar me masa administrative",– shkruan Policia Bashkiake e Durrësit në një njoftim në faqen e saj në Facebook.​

Pastrimi i qytetit, mbajtja pastër e tij dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për të kontribuuar të gjithë së bashku për një Durrës të pastër mbetet një nga prioritetet e kryebashkiakes Sako në ditët e para të mandatit. Të shtunën e kaluar, e gjithë administrata e bashkisë dhe ndërrmarrjet në varësi u angazhuan në një aksion të gjerë pastrimi në lagjet e Durrësit dhe zonat periferike.

Postimi i Sakos: