Gjobiten dhe procedohen penalisht pronarët e dy lokaleve të natës në Durrës (FOTO)

05/07/2020 - 11:12

  • Kontrolle të shtuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ. 
  • Organizuan akivitete masive me muzikë live dhe balerina në lokale nate, në kundërshtim me Aktin Normativ dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, procedohen penalisht dhe me masë administrative 2 administratorë lokalesh nate.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës vijojnë kontrollet për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, pika 2, datë 15.03.2020, i cili është akoma në fuqi, për subjektet apo individët që organizojnë aktivitete publike dhe jopublike, si koncerte etj, në vënde të mbyllura, si dhe të urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, datë 29.05.2020, "Për marjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”. 

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dy subjekte me muzikë live që ushtronin aktivitetin në mënyrë të kundërligjshme.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë dy administratorët e subjekteve dhe 7 balerina. Në përfundim të veprimeve të para u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

B. K., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua se në subjektin "Muzikë live", në administrim të tij, në lagjen nr.13, Durrës, kishte organizim me muzikë në ambient të mbyllur. 

D. P., 60 vjeçe, banuese në Durrës, pasi shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në subjektin "Muzikë live" në pronësi të saj, në Shkallnur, kishte organizim me muzikë në ambient të mbyllur. 

Nga ana e ISHP-së janë marrë masa administrative ndaj subjekteve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet portokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçi i është drejtuar me një letër Presidentit të Republikës Ilir Meta, Kryetarit të Kuvendit Gram

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kujton të gjithë qytetarët që pikat e kalimit në kufirin Kakavijë dhe në Kapshticë do të jenë t

Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura të larta, ndërsa në zonat malore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të

Të gjithë pasagjerët që do fluturojnë për në Greqi nga data 17 Gusht deri më 31 Gusht, të cilët kanë një pasaportë të BE ose leje qëndrim

Për herë të dytë brenda situatës së pandemisë politikani dhe sipërmarrësi Agron Shehaj, i ka dhuruar dy pajisje respiratore dhe një apara

Ish-deputeti i PS-së, Fatmir Toçi, po qëndron prej më shumë se një muaj në spitalin "Shefqet Ndroqi" për t'u rikuperuar nga pasojat që i

Interpol Tirana me anë të një deklarate për mediat shprehet se janë ekstraduar drejt Italisë, 9 persona, që janë arrestuar në Shqipëri pë

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skender Brataj, ka postuar disa fotografi ngjethëse, për të treguar rëndësinë që ka respektimi i masave për

Qeveria ka miratuar dhënien e 5,191 pagave shtesë për punonjësit e Transportit Rrugor të Udhëtarëve. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryem

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka ngritur shqetësimin për situatën në jug të vendit.