Pacienti i parë i prekur nga virusi AH1N1 në qytetin e Durrësit, është 67-vjeçari K.Beçka, i cili prej tre ditësh ndodhet i shtruar në spital.

Sipas mjekëve, gjendja e 67-vjeçarit raportohet se është e stabilizuar. I moshuari Beçka, ka edhe sëmundje shoqëruese, ndërsa nga analizat rezultoi me AH1N1.

Shefi i rapartit infektiv, Izet Aliu, tha se gjatë kësaj periudhe ishin dy të prekur me këtë virus, një pacient u shërua dhe doli nga spitali ndërsa tjetri po mbahet në rehaminacionin e kirurgjisë në gjendje konstante.

Gjatë këtyre ditëve në Durrës është shfaqur edhe sëmundja e fruthit. Aliu thotë se janë regjistruar 10 raste, por 4 prej pacientëve ishin në gjendje të rëndë por që u mjekuan në kohë.

Simptomat e gripit të derrit, janë të njëjta me ato të gripit të zakonshëm: temperaturë, kollë, dhimbje fyti, trupi, koke dhe plogështi. Në disa raste mund të paraqitet edhe vjellja dhe diarreja. Komplikim më i shpeshtë i sëmundjes është pneumonia.