Dy anëtarë të Autoritetit të Mediave Audiovizive janë ndaluar nga Policia e Shtetit.

Zylyftar Bregu dhe Suela Musta ranë në pranga pasi dyshohen nga policia se i kanë dhënë leje fisit të Çapajve në Elbasan për licencë kabllori.

Është e paqartë pse janë ndaluar dy anëtarët e AMA-s të propozuar nga opozita, kur vendimet në këtë institucion merren me shumicë votash.

AMA ka në përbërje shtatë anëtarë, tre të propozuar nga opozita dhe katër nga mazhoranca.

Policia pritet të dalë në konferencë shtypi për dhënë detaje për ndalimet.