Edhe pse qeveria ka marrë një sërë masash të rrepta që koronavirusi të mos përhapet në popullatë, paraditen e sotme disa qytetarë në Durrës nuk iu kanë rezistuar rrezeve të ngrohta të diellit këtë të premte dhe kanë dalë ti shijojnë jashtë.

Madje një prej tyre nuk ka nguruar të lahet në ujërat e bregdetit te Sfinksi në zonën e Currilave, pasi uji sipas tij është fantastik këtë 13 mars.

“Uji i detit është kundër koronavirsuit, një çikë raki, dizenfektues duarsh, mos tako me njerëzit”, i thotë ai operatorit të “DurrësLajm” ndërsa i kujton distancën që duhet të kenë mes tyre si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.