Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për mësuesin Indrit Alushaj, i cili pak ditë më parë i vuri flakën zyrës së Drejtorisë Arsimore në Fier.

Para gjykatës, Alushaj është shprehur se kishte dy muaj që i thonin se do të fillojë punën dhe nuk kishte filluar.

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë. 33-vjeçari, i cili kishte aplikuar për punë si mësues në portalin “Mësues për Shqipërinë”, por nuk kishte fituar, ka menduar të hakmerret duke i vënë flakën godinës së Drejtorisë Arsimore.

Indrit Alushaj hyri në katin e dytë, e spërkati me benzinë, e më pas i vuri flakën.