Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit. sot pasdite (e hënë, dt.19) dhe nesër (e martë, dt.20) priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive në shumicën e qarqeve.

Ndërsa në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së nesërme në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.

TEMPERATURAT – Nesër (e martë, dt.20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 12 / 16 °C
Në vendet e ulëta: 11 / 18 °C
Në vendet malore: 4 / 10 °C

ERA – Sot pasdite (e hënë, dt.19) dhe nesër (e martë, dt.20) era pritet të fryjë e lehtë.