Instituti Kombëtar Demokratik ka reaguar për prishjen e Teatrit Kombëtar, veprim të cilin e konsideron të njëanshëm.

NDI nënvizon nevojën për të përmirësuar më tej normat demokratike të transparencës, përgjegjshmërisë së qeverisë ndaj publikut dhe vendimmarrjes gjithëpërfshirëse dhe jep mbështetjen për këto përpjekje.

“Prishja në mënyrë të njëanshme e Teatrit Kombëtar në situatë të pandemisë COVID-19, nënvizon nevojën për të përmirësuar më tej normat demokratike të transparencës, përgjegjshmërisë së qeverisë ndaj publikut dhe vendimmarrjes gjithëpërfshirëse. Ato janë thelbësore për demokracinë. Për këtë qëllim, NDI angazhohet të mbështesë përpjekjet e përbashkëta për të forcuar llogaridhënien dhe transparencën e qeverisë, dialogun ndërpartiak, angazhimin e shoqërisë civile dhe gjithëpërfshirjen sociale”, deklaron NDI.