Përfundon riparimi i shkollës profesionale “Hysen Çela” në Durrës. Kjo shkollë mbeti e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe që nga ajo kohë nuk ka qenë funksionale për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

Riparimi i shkollës me 1370 nxënës u realizua falë fondeve të donatorëve, në kuadër të projektit EU4Schools, të zbatuar nga UNDP.

“Përfundoi edhe shkolla e parë e financuar nga donatorët!

Shkolla profesionale “Hysen Çela” në Durrës, pjesë e projektit #EU4Schools të Bashkimit Europian në kuadër të procesit të Rindërtimit, në zbatim nga UNDP, është gati për të mirëpritur 1370 nxënës në ambientet e reja, të riparuara për të ofruar kushtet më optimale të mësimit dhe sipas parimeve “Building Back Better”, të sigurisë, rezistencës ndaj tërmetit, aksesibilitetit, eficencës energjetike etj, që tregojnë dukshëm diferencën si ishte dhe si është sot! Faleminderit!”,– shkruan në rrjete sociale Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj.

Përfundoi edhe shkolla e parë e financuar nga donatorët Shkolla profesionale Hysen Çela në Durrës, pjesë e…

Posted by Arben Ahmetaj on Thursday, January 21, 2021