Pamjet më poshtë të siguruara nga DurrësLajm tregojnë momentin e frikshëm të oreve te para te mengjesit te se martes, kur ra termeti 6.3 balle.

Ne video duket sesi gjithçka që eshte ne fokusin e kameres se sigurise leviz, nderkohe qe nje qytetar, ne momente paniku del me vrap dhe gjunjëzohet në mes të rrugës.

Qe nga oret e para te se martes, banoret e Durresit jane te traumatizuar nga lekundjet e forta te termetit, nderkohe qe ende nuk jane nxjerre te gjithe banoret nga rrenojat e pallateve, shtepive dhe hoteleve te shembura.