Ambasada amerikane në Tiranë do të ofrojë mundësi për të gjithë studentët, studiuesit apo profesionistët e rinj, për të marrë pjesë në një program shkëmbimi në SHBA.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada tregon se si do të ofrohen sesione informuese virtuale mbi procesin e aplikimit në programin Fulbright duke treguar dhe mënyrën e aplikimit.

“Jeni studentë, studiues apo profesionistë të rinj të interesuar për të marrë pjesë në një program shkëmbimi në Shtetet e Bashkuara? Ambasada Amerikane në Tiranë do të ofrojë sesione informuese virtuale mbi procesin e aplikimit në programin Fulbright për studentë të interesuar të ndjekin studime në nivelin Master në Shtetet e Bashkuara, për programin Fulbright për Studiues të Huaj për studiues të interesuar të bëjnë kërkime ose të japin mësim në Shtetet e Bashkuara, dhe programin Hubert H. Humphrey për profesionistë që janë në mes të karrierës së tyre. Për të marrë pjesë në sesionet informuese të ardhshme, regjistrohuni këtu: shorturl.at/hkqHM”, shkruan ambasada e SHBA.