Ka dhënë dorëheqjen drejtori i Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu. Raportohet se vendimi për dorëheqje është marrë nga vetë Daiu.

Burime për mediat bëjnë me dije se Daiu ia ka dorëzuar personalisht në zyrë ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dorëheqjen e parevokueshme, tri ditë më parë, duke i kërkuar kësaj të fundit miratimin e kërkesës së tij.