Kreut të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda ka dhënë dorëheqjen nga posti për arsye që ende nuk dihen.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Deda në një postim në Facebook, ku shkruan: "Falenderime për çdo kënd që më besoi dhe më mbështeti gjatë kësaj periudhe që unë drejtova Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor."
Këtë sezon turistik, Deda në cilësine e kreut të këtij institucioni udhëhoqi një sërë kontrollesh në bare, restorante, hotele, pishina duke marrë masa të ashpra administrative për subjektet në shkelje të ligjit.