“Gjithmonë me mjekët dhe për mjekët!”

Kështu shkruan në Facebook ish-deputetja Fatbardha Kadiu si kundërpërgjigje për reagimin e mëparshëm të drejtoreshës së spitalit të Durrësit, Nadire Jani.

Kjo e fundit, reagoi ashpër pas denoncimit të ish-deputetes demokrate , e cila akuzoi spitalin se nuk tregonte për një pacient të prekur nga koronavirusi. 

“Si mundet të nxjeri nga goja një femër të tilla fjalë MOSTRA!!! Po zor nuk të vjen Fatbardha, se nuk e meriton fjalën zonjë, kur na shan me fjalën MOSTËR!!!” – shkruante Jani.

Kadiu në një postim në rrjete sociale i kërkon drejtoreshës të qetësohet se ajo nuk bën teste në spital dhe se partia ta bën testin e partia ta heq testin, partia t’i sjell përgjigjet.

“Nëse mendoni që keni detyre primare edhe sot në keto dite të vështira pandemie të mbroni vijën e partisë atëhere Turp Turp Turp shumë turp për ju mi zonjë.“, i drejtohet më tej ish-deputetja Janit.

POSTIMI I PLOTË

Gjithmonë me mjekët dhe për mjekët

Dje pasi më njoftuan për shqetësimin e tyre disa mjekë nga spitali i Durresit bëra të ditur lajmin e një pacienti të infektuar pranë këtij spitali.

Mesa duket adminstrata e partisë së spitalit beson ashtu sikurse dhe shefi i tyre që jemi në kohë fushate zgjedhore dhe jo në kohë krize.

Po i them sot drejtoreshës së spitalit që ajo nuk bën teste në spital, ndaj të qetësohet.

Madje të mos shqetësohet fare se këtë monopol e ka vetëm Rama, sepse partia ta bën testin e partia ta heq testin, partia ti sjell përgjigjet.

Nëse mendoni që keni detyre primare edhe sot në keto dite të vështira pandemie të mbroni vijën e partisë atëhere Turp Turp Turp shumë turp për ju mi zonjë.

Sot ju duhet të ishit zëri i parë ku ti çirrnit maskën kësaj situate.

Sot ju duhet të ishit zëri i parë ku ti çirrnit maskën rezultateve të korruspsionit galopant ndër vite të këtij sistemi.

Sot ju në vënd që të jeni të parët ti kërkoni llogari Ramës për testet, ku janë testet, përse nuk testohen njerëzit?

Në vend që ti hiqni maskën këtij sistemi, më shume se në çdo moment tjeter, sot ju po zhgarraviteni si ushtar partie në media sociale me tufën e faqeve fallco.

Ju nuk folet kurrë për tenderat e spitalit, ju nuk folët kurrë për milionat e eurove të tenderave skandazos të çarçafëve po vijni sot e shqetësoheni se moj ju shaj njeri partinë.

Ju nuk folët kurrë që sanitaret dhe mjekët deri para kësaj pandemie nuk kishin as sapuna në tualetet e spitalit.

Por mjaft më me propaganden tuaj kineze, dilni nga mendësia shekullore “ Parti Ernver jemi gati kurdoherë” e flisni atë që shikoni vetë dhe jo atë që jua sjellin nëper grupet e what’s upp-it PR-ët e partisë