Komisioni i Pavaruar i kualifikimit ka konfirmuar në detyrë qjyqtaren e Apelit të Durrësit, Anita Mici. Gjyqtarja Mici është hetuar për të tre kriteret e vleresimit.

Në fakt, komisioni i ka kërkuar shpjegim gjyqtares për lirimin me kusht të kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, ku Anita Mici ishte në trupën gjykuese.

Në arsyetimin e saj, gjyqtarja e ka cilësuar vendimin e diskutueshëm si të bazuar në ligj.

Edhe problemi me pasurinë ngriti diskutime, por në fund të seancës, Komisioni e ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Durrësit.