Ditën e sotme KPK ka konfirmuar në detyrë prokurorin Altin Dumani. Ai ka kaluar me sukses të tria kriteret, pasurinë, profesionalizmin dhe figurën e tij. 

Vendimi i KPK për Dumanin është pritur me duartrokitje nga të pranishmit në sallë. Altin Dumani pritet të jetë prokurori i ardhshëm i SPAK dhe në listën e KLP u rendit si i pari për këtë garë.

Deri më tani ai ka mbajtur detyrën si Prokuror i Apelit për Krimet e Rënda shihet edhe si kandidati favorit për drejtimin e SPAK, për shkak se është renditur i pari për aftësitë e larta profesionale.