Katastrofë te pallati te lagjja 18, banorët kapërcyen shkallët e shkatërruara: Pamë vdekjen me sy (VIDEO+FOTO)

27/11/2019 - 12:03

Katastrofike paraqitet gjendja te ky pallat 11-katësh në Durrës. Pallati i ndodhur në lagjen nr.18 te fusha e rërës, i shpallur i pabanueshëm, është shkatërruar plotësisht në 5 katet e para të tij.

Shkallët kanë rënë të gjitha, ndërsa banorët e pallatit, të tmerruar kanë kapërcyer nëpër dhomat e hapura të apartamenteve për të dalë jashtë pasi ra tërmeti i fuqishëm 6.3 ballë.

Banorët e pallatit thonë për “DurrësLajm” se kanë parë tmerr me sy, pasi me fëmijë të vegjël në krahë janë detyruar të kapërcejnë blloqet e betonit që iu shembeshin para këmbëve.

Fatmirësisht, banorët e këtij pallati nuk kanë pësuar lëndime të mëdha dhe kanë arritur të dalin shëndoshë e mirë jashtë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vijojnë punimet për skemën e ujësjellësit në Njësinë Administrative Katund i Ri Lot IV, i cili do të furnizojë me ujë banorët e fshatrave

Vijojnë punimet për skemën e ujësjellësit në Njësinë Administrative Katund i Ri Lot IV, i cili do të furnizojë me ujë banorët e fshatrave

Shijaku ishte ndër qytetet e fundit në rang vendi që regjistroi rastet e para me koronavirus.

Bashkëshortja e 43-vjeçarit Bilbil Hasani, i cili i dha fund jetës në burgun "313" në Tiranë një vit më parë, Mirjeta, ka nisur betejen l

Prokuror i Apelit Durrës , Ludovik Dosaj rrezikon postin pas ankimimit të Komisionerit Publik.

Mjeku Ilir Allkja ka reaguar pas kritikave të zv.kryeministrit Erion Braçe, për mënyrën se si mjeku e kishte vënë maskën.

Shqipëria renditet e treta në botë për përdorimin e kokainës, në nivele të njëjta me Australinë dhe Kanadanë, sipas hartës së përditësuar

Vazhdon nënshkrimi i kontratave me qytetarët që përfitojnë grantin për rikonstruksion.