Keku në dyqane me kokrriza të dëmshme, AKU reagon pas denoncimeve: Nuk ka te ne (VIDEO)

13/11/2019 - 09:30

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas denoncimeve në rrjetet sociale se produkti “Kek Lupo me arrё kokosi”, kishte prani lëndësh të huaja.

AKU ka njoftuar konsumatorët se në kontrollet e kryera, produkti ishte në kushte të përshtatshme higjeno-sanitare dhe se nuk u evidentua prezencë “kokrriza” të dëmshme, sikundër pretendohej në pamjet filmike të shpërndara.

Njoftimi i plotë:

Njoftojmë konsumatorët se: Nga verifikimet e bëra rezulton se në tregjet tona nuk ka produkt “Kek Luppo me arrё kokosi”.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nisur nga shqetёsimet e pёrcjella nё media/rrjete tё ndryshme sociale, nё lidhje me produktin "Kek Lupo me arrё kokosi", tё importuar nga Turqia mёnjёherё ka identifikuar subjektet importuese tё kёtyre kategorive produktesh dhe ka ndёrmarrё procedurat e inspektimit.

Në funksion të trajtimit me rigorozitet të rastit, AKU bën me dije masat e marra menjëherë pas publikimit nё media:

Pёrsa i pёrket produktit “Kek Luppo me arrё kokosi” nga verifikimet e bёra pёr praktikat e importit rezulton se pёr Vitin 2019 ky produkt nuk ёshtё importuar nё Rebublikёn e Shqipёrisё.

U kryen kontrolle rigoroze të menjëhershme në 3 subjekte të cilat importojnë kёto kategori produktesh (Kek Luppo) nga Turqia. Nga kontrollet e kryera në këto subjekte u konstatuan kushte të përshtatshme higjeno-sanitare, produktet ishin të ambalazhuara dhe ruheshin në kushte të përshtatshme.

Në momentin e kontrollit, subjektet nuk dispononin produktin “Kek Luppo me arrё kokosi”, por u konstatuan produktet “Luppo Cake Bite Choco Sandwich” 8 copësh si dhe “Kek Luppo Choco Cacao”, mbi tё cilat u ushtrua kontroll fizik duke e thërrmuar produktin për të parë vizualisht nëse kishin prezencë substancash apo lëndësh të huaja në përbërje. Kontroll nga i cili nuk u evidentua prezencë “kokrriza” të dëmshme sikundër pretendohej në pamjet filmike të paraqitura në media.
Gjithashtu u kontrollua plotësimi i kërkesave ligjore si etiketimi i produktit dhe sistemi i gjurmueshmërisë, të cilat rezultuan konform kërkesave ligjore.

Për verifikime të mëtejshme mbi sigurinë për konsum të këtij produkti, nga tupa inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u bë marrja e mostrave zyrtare për kryerjen e analizave laboratorike.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon mediat tё cilat ngritёn këtë shqetësim si dhe shpreh gatishmërinë për të kryer të gjitha verifikimet përkatëse për të shmangur çdo mundësi që shëndeti dhe interesi i konsumatorëve shqiptar të vihet në rrezik.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kjo javë do të nise e kthjellët dhe me rritje të temperaturave.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në “E Diela Shqiptare” ka treguar një mirënjohje të madhe për mjekun Grei Malo, Koordinator i Qe

Prokurori i Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri ngeli në filtrat e vetingut për shkak të kontakteve me një të dënuar për trafik narkotikës

Sizmologu Llambro Duni qetëson shqiptarët që ende vijojnë të dridhen dhe janë të frikësuar nga lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit që pas

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare prokurori pranë gjykatës së shkallës së Parë në Tiranë, Apostol Prifti.

Drejtuesi qendror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi takoi në Durrës vullnetarët q

Një ndërtesë dy katëshe e amortizuar pranë banesës, do të detyrojë dy familje në lagjen nr.3 të Durrësit të largohen nga shtëpitë e tyre

Policia Rrugore vijon kontrollet edhe gjatë natës për të evidentuar shkelësit dhe rritur sigurinë në rrugë.

Këtë të diel, pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, situatë e cila do të vijojë edhe gjatë mesditës dhe p

Kur po bëhen 3 javë nga goditja e fortë e 26 nëntorit, toka sërish nuk gjen qetësi në Durrës.