Ditën e enjte, më datë 9 prill Këshilli Bashkiak Durrës do të zhvillojë një mbledhje emergjente me mjete të komunikimit elektronik.

Mësohet se takimi online do të mbahet në orën 11:00 më këtë rend dite:

“PËR KRIJIMIN E LEHTËSIRAVE FISKALE NDAJ BIZNESIT DHE SHTYRJEN E AFATIT TË PAGESËS SË QIRASË PËR BANESAT SOCIALE NË KUADËR TË MASAVE PËR PARANDALIMIN E PËRHAPJES SË INFEKSIONIT COVID-19.”