Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzon kërkesën e Bindjes Demokratike

26/05/2019 - 15:59

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, votoi me 3 vota pro dhe 2 kundër për pranimin e kërkesës ankimore të subjektit Bindja Demokratike, që kishte ankimuar vendimin e KZAZ-së nr.46, për mos regjistrimin e kandidates për kryetare të Bashkisë Cërrik, Merita Xhika, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 30 qershorit.

KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së nr. 46. Pas hedhjes së shortit dhe relatimit të kërkesës ankimore, KQZ vendosi pranimin e kërkesës së subjektit “Bindja Demokratike”, me objekt ‘Kundërshtimi i vendimit të KZAZ-së nr. 79, për mos regjistrimin e listës shumemërore të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Bashkisë Libohovë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019”. Kërkesa do të shqyrtohet në mbledhjen e datës, 27 maj.

KQZ shqyrtoi edhe projektvendimet: “Për caktimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019” dhe “Për lirimin dhe emërimin e anëtarve të KZAZ nr.07, nr.60, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kolegji Zgjedhor shqyrton sot kërkesën e Idajet Beqirit, kreut të Partisë Uniteti Kombëtar i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të KQZ, i

Franca do të goditet nga një valë e nxehtë gjatë kësaj jave, me temperatura që parashikohen të shkojnë mbi 40 gradë Celsius.

Drejtori i Hekurudhave në Durrës, Ani Dyrmishi është thirrur Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen “339”, një pjesë e përgjimeve të s

Drejtori i burgut të Reçit, Gëzim Selimi është dorëhequr nga posti ditën e sotme.

Mbytet një pushues i moshës rreth 60 vjeç pranë Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme në Durrës.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar ashpër lidhur me takimet e fundit elektorale të socialistëve, të zhvilluara brenda amb

Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.

Policia ka gjetur mëngjesin e sotëm në Currila trupin e pajetë të 31-vjeçarit Doland Molla.

Policia e Durrësit njofton lidhur me zhdukjen e 31-vjeçarit pasditen e kësaj të diele se dyshohet të jetë mbytur, ndërsa trupi i tij nuk