Kompleksi me 210 apartamente në Durrës jashtë funksionit! Mobileria detyrohet të zhvendoset (VIDEO)

20/12/2019 - 14:08

Në këtë fundvit, biznesi në Durrës është duke lënguar, jo vetëm për shkak të klimës negative të krijuar si pasojë e mungesës së likujditetit në treg, por pasojat e tërmetit të 26 nëntorit e kanë rënduar edhe më shumë situatën, ndërsa qeveria deri tani nuk ka ndërrmarrë asnjë iniciativë për t’iu ardhur në ndihmë, përveç fjalëve dhe deklaratave të ndryshme që ministrat dhe qeveritarët kanë bërë në televizor.

Dëmet nga tërmeti janë kolosale, ndërsa asnjë grup i inspektorëve të shtetit nuk ka nisur në terren verifikimin e dëmeve. Rasti konkret vjen nga lagjja numër 17 në Durrës pranë kompleksit të banimit “Kevin Konstruksion”. Kompleksi me 210 apartamente ka dalë jashtë funksionit, si pasojë e dëmeve kolosale, ndërsa dëme shmë të mëdha kanë pësuar edhe bizneset të cilat operon në këtë ndërtesë.

Një biznes mobileri i cili funksiononte prej vitesh, tashmë është zhvendosur prej ambienteve si rezultat i shembjeve dhe dëmeve të shkaktuara. Pronarja e mobilerisë thotë se investimi në blerjen e godinës është 500 mijë Euro, ndërsa i gjithë ambienti ka pësuar dëme të mëdha, e përpos kësaj janë me kredi bankare.

Pasi kanë pritur për tre javë që dikush do të vinte në dyqan për t’iu parë dëmet, janë zhvendosur në një tjetër ambient, ndërsa pronari i kompleksit të banimit nuk është bërë i gjallë, pavarëisht tentativave për ta kontaktuar.

Edhe banorët e kompleksit i shikojnë nga larg shtëpitë e tyre, pasi tre punonjës policie qëndrojnë në gadishmëri duke bllokuar hyrjet për të shmangur ngjarjet tragjike që mund të pasojnë, pasi pallatet janë dëmtuar totalisht.

Ndjekim intervistat:

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Flamuri turk me gjysmëhënë është shfaqur në godinën e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Pas vdekjes së kompozitorit të njohur Avni Mula ka reaguar edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Pak pas vdekjes së kompozitorit të njohur Avni Mula, ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Pedagogu Arlind Qori ka lajmëruar se është infektuar me Covid-19 dhe është shëruar.

Pesë punonjës të Shërbimit të Hemodializës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Rektorja e Universitetit "Aleksandër Moisiu", Kseanela Sotirofski ka zhvilluar sot një takim me drejtorin e Dhomës së Tregtisë dhe Indust

Ministria e Shëndetësisë ka informuar lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri.

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka njoftuar se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar masa shtesë për frenimin e përhapjes

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko preket nga koronavirusi.

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.