Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 25 persona.

Në total, numri i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 1029, ndërkohë që rastet e reja janë konfirmuar 24 në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Ndër rastet e reja janë 15 të prekur në një call-center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Po vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.

Po ashtu, ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv, duke e çuar numrin e viktimave në 33.

Mirela Cami – Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, raportoi se në 24 orët e fundit kemi sërish shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

TË DHËNAT E PLOTA 26 MAJ 2020

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.

Që nga fillimi epidemisë, 33 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19.

Në 24 orët e fundit kemi sërish shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit ka rritje të numrit të të prekurve, të lidhura me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive por edhe vatra të reja në Tiranë.

Janë testuar 173 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe janë konfirmuar 25 raste pozitive. Më konkretisht janë 24 të prekur në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Ndër rastet e reja janë 15 të prekur në një call-center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Po vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.

Ne 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1029. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 193 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

COVID-19 – Statistika (26 Maj 2020)

  • Testime totale 14832
  • Testime molekulare 13506
  • Testime serologjike 1326
  • Raste pozitive 1029
  • Raste të shëruara 803
  • Raste Aktive 193
  • Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

  • Tiranë 80
  • Durrës 54
  • Krujë 24
  • Shkodër 12
  • Berat 10
  • Kamëz 9
  • Fier 2
  • Mirditë 1
  • Korçë 1