Koronavirusi, Manastirliu: Masat që kemi marrë deri tani, mbetemi vend me rrezik të ulët

27/01/2020 - 11:29

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka mbledhur sot Task-Forcën e institucioneve të shëndetësisë dhe ekspertëve për të koordinuar masat për koronaviurusin e ri, i cili është identifikuar në Kinë dhe ka shënuar deri më tani 80 viktima e mijëra të prekur.

"Kam kërkuar disa ditë më parë me një urdhër të posaçëm të merren masat paraprake për rritjen e survejancës dhe të identifikohet niveli i rrezikut për vendin tonë, sipas përhapjes së virusit te ri. Nga raportimi i fundit që kam nga strukturat tona të shëndetit publik: Shqipëria mbetet vend me rrezik të ulët përsa i takon depërtimit të koronavirusit të ri", tha Manastirliu.

Megjithatë, Manastirliu theksoi se Shqipëria po merr masat paraprake, për mbrojtjen ndaj këtij virusi.

"Fakti që në 24 orët e fundit OBSH ka konfirmuar transmetimin e virusit nga njeriu te njeriu, edhe pse duhet theksuar se nuk ka shpallur emergjencë ndërkombëtare por vetëm emergjencë në Kinë për momentin, ne po përgatitemi me masa të shtuara në strukturat tona dhe dua të theksoj se kemi gati planet e emergjencës për reagimin ndaj infeksioneve virale, sipas shkallës së rrezikshmërisë", u shpreh ministrja.

Manastirliut bëri të ditura disa nga masat e marra, teksa tha se Instituti i Shëndetit Publik ka përforcuar survejancën e infeksioneve të rënda respiratore akute në bashkëpunim me të gjitha spitalet e vendit, është përgatitur përkufizimi i rastit, udhëzimet për survejancën, hetimin epidemiologjik dhe menaxhimin e rasteve në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit.

"Situata po menaxhohet bazuar në rregulloren ndërkombëtare të shëndetit dhe çdo veprim është në koordinim me organizatën botërore të shëndetësisë – pra janë masa të përbashkëta. Edhe pse në lidhje me interferencën me udhëtimet dhe tregtinë ndërkombetare OBSH nuk rekomandon ndonje kufizim te udhetimeve dhe/ose tregetise bazuar ne informacionin aktual te pranishem, ne kemi marrë masa për të rritur survejancën në aeoport me njësinë tonë të përhershme të shëndetësisë. Janë riaktivizuar protokollet përkatëse dhe janë marrë masa për rritjen e survejncës.

Duhet thënë se duke mos parë lidhje direkte ajrore me Kinën jemi në risk më të ulët se vendet evropiane, megjithatë, si në çdo vend, bazuar në rekomandimet e OBSh kemi marrë masat përkatëse në aeroport.

Situata ka një menaxhim ndërkombëtar ndaj Autoritetet e shendetit publik janë në rrjet me institucionet simotra dhe është rritur bashkepunimi me operatoret e linjave ajrore per menaxhimin e rasteve ne bordin e avionit dhe raportimin kur vihet re nje udhetar me shenja te semundjes respiratore sipas udhezimit te IATA per menaxhimin e rasteve me semundje infektive ne avion.

Po ashtu kemi gati boxet e izolimit për cdo rast të dyshuar ne strukturat spitalore universitare QSUT dhe Shefqet Ndroqi. Që me identifikimin e virusit në Kinë ka nisur puna informuese dhe trajnuese me strukturat e pikave kufitare, te sherbimeve spitalore etj – ISHP do ten a jape nje info me te detajuar te hapave.

Janë shtuar masat higjieno-sanitare në pikat kufitare dhe është rritur survejanca. Rifreskimi i protokollit per lajmerimin dhe menaxhimin e rasteve. Është përgatitur protokolli për kapjen e hershme dhe vlerësimin e rasteve.

Kemi nje survejance shume te mire te infeksioneve respiratore te renda si dhe atyre akute ne te gjithe vendin dhe sistemi i kapjes se hershme dhe njoftimit te hershem eshte i mirepercaktuar dhe funksionon me se miri. Kemi nje laborator te standardizuar ne lidhje me vendosjen e diagnozes se koronaviruseve dhe infeksioneve virale. Kemi stafe të trajnuara për inteligjencën epidemike. Kemi planet e reagimit në varësi të shkallës së rrezikshmërisë në spitale dhe ekipe mjekësore të përgatitura.

Jemi pjese e rrjetit te rregullores Nderkombetare te Shendetit, pjese e rrjetit te laboratoreve europiane te semundjeve virale dhe ECDC. Spitalet, posacerisht sherbimi infektiv ne QSUT po forcojnë kapacitetet dhe logjistikën e nevojshme. Vleresimi i riskut per Shqiperine. Bazuar ne informacionin e deritanishem, rreziku per depertimin e e virusit ne Shqiperi mbetet i ulet kur vendet e BE e kane te moderuar.

Task forca e mbledhur me drejtues të institucioneve shëndetësore, mjekë dhe ekspertë të shëndetit publik, drejtues të njësive tona në pikat e kalimit kufitar, përfaqësues të policisë kufitare, për të koordinuar masat parapërgatitore, që tashmë kemi ndërmarrë dhe që do të vijojnë në varësi të situatës dhe zhvillimeve sa i takon koronavirusit të ri të identifikuar në qytetin Ëuhan, provinca Hubei, Kinë, bazuar në Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit dhe udhëzimeve të OBSH-së."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përpara Ministrisë së arsimit, ekipi i Qëndresës Qytetare, zhvilloi një protestë kreative në formën e ekspozitës. Njëra pas tjetrës u ren

Është ndarë nga jeta kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla. 

Lista me personat që duhet të justifikojnë pasurinë, për të cilët ka dyshime se forta se është vënë përmes aktivitetit kriminal nuk i kan

Edvin Prifti, shefi i shërbimit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, ka ngritur alarmin se në QSUT nuk mund t

Bashkia e Durrësit njofton të gjithë qytetarët se të dielën (nesër) më 23.02.2020 do të zhvillohet aktiviteti “Një hap për Durrësin”, pra

Dy rastet e vdekjeve nga koronavirusi në shtetin fqinj përtej Adriatikut, kanë alarmuar jo pak edhe shqiptarët, të cilët sëmundjen vdekje

Bashkia e Durrësit njofton se ka filluar këtë të premte, lëvrimin e këstit të dytë të bonusit të qirasë.

Si çdo fundjavë, vijon kontrolli i Policisë Rrugore me radar e drager në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane.

Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira, kur përgjatë kufirit lindor do të ketë shfaqje të pakta të reshjeve të dëbor

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në burgun 313 ku një 43-vjeçar nga Kukësi i arre