Ambasadori i BE, Luigi Soreca duke publikuar videon e mjekëve që po luftojnë çdo ditë me koronavirusin ka një mesazh për gjithë të tjerët.

Soreca thotë se kushdo duhet të respektojë sakrificat e përditshme të mjekëve dhe të bëhen pjesë e zgjidhjes dhe jo e problemi duke ndjekur rregullat me rigorozitet.

“Të gjithë duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin. Të sillemi në mënyrë të përgjegjshme, të ndjekim të gjitha rregullat me rigorozitet. Të respektojmë sakrificën e përditshme të mjekëve dhe për të na ruajtur të gjithëve. Le të bëhemi pjesë e zgjidhjes dhe jo e problemit.”, shkruan Soreca në Twitter.