Presidenti i Republikës Ilir Meta ka publikuar sot dy foto nga zyra e Kongresmenit amerikan Eliot Engel duke e cilësuar si një kujtim të paharrueshëm.

Në foto Meta, shihet teksa sodit një kopje të deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në zyrën e kryetarit të Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan Eliot Engel.

Duket se këtë foto Presidenti Meta e ka zgjedhur enkas sot në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës si një mesazh të qartë.

“Një kujtim i paharrueshëm nga zyra e kongresmenit Eliot Engel”, shkruan Kreu i Shtetit në “Facebook”.