Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit, Bib Ndreca. KPK ka shpallur vendimin thuajse një vit pas seancës së parë dëgjimore që u mbajt më 26 shkurt 2020. 

Bib Ndreca pas vendimit të dhënë nga KPK ka thënë se do të shqyrtojë dispozitivin, ndërsa ka shtuar se nuk e priste një vendim të tillë.

Ndërkohë KPK ka konfirmuar në detyrë, gjyqtaren Elona Mihali.