Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ajo i ka vendosur kohë prokurorisë deri më 10 mars për të vendosur përfundimisht nëse do kalojë në gjykim, apo do të mbyllen hetimet.

Tahiri ka dalë i lumtur nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe tha përpara gazetarëve se kjo maratonë po shkon drejt fundit.

“Për mua dhe prokurorinë fillon numërimi mbrapsht. Deri më 10 mars besoj që edhe prokuroria do ketë kohë të mbyllë hetimet. Kam pasur durim dhe do kem akoma, ashtu siç kam pasur forcë për t’ju shpjeguar të gjithë qytetarëve të vërtetën time deri në gërmën e fundit .Më vjen mirë që jam në këtë fazë. Gjykata më dha të drejtë, kjo histori nuk mund të zgjasë pafund”, tha ai.