Gjatë një takimi në prokurorinë e Elbasanit, kryeprokurorja Arta Marku është drejtuar me një mesazh të fortë, nisur nga zhvillimet e fundit pas kërkesës për arrestimin e ish-zyrtarëve të lartë.

Marku ndodhet në Elbasan për përurimin e ndërtesës së re të prokurorisë së qytetit e cila është pajisur me teknologji dhe siguri të lartë si dhe për analizën vjetore te këtij institucioni.

"Pavarësia e prokurorit nuk do të thotë pavarësi nga ligji, duhet te hetohen në një mënyrë më efikase e shkuara dhe e tashmja e personave me precedentë kriminale me pasuri te dukshme ardhur në mënyre të paligjshme".