Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka mbërritur mesditën e kësaj të enjteje në Prokurorinë e Durrësit.

Siç shihet edhe nga pamjet e para që përcjell  “DurrësLajm”, Marku u prit nga prokurorët e Durrësit.

Takimi po mbahet pa praninë e medieve, ndërsa “DurrësLajm” mëson se temë e takimit mes kryeprokurores së përkohshme dhte organit të akuzës së Durrësit është analiza e punës së tyre.

Teksa zonja Marku ka zbritur nga makina për t’u futur në Prokurorinë e Durrësit një e moshuar i ka bërë një thirrje.

Po torturohem nga kjo prokurori. Hiqi të gjithë qysh tek polici, qysh tek roja. Arta të marrsha të ligat nona, të keqen nona. Dhe atë që ke vënë…”, bërtet e moshuara jashtë prokurorisë.