Shtetësia Shpresa Pisha, 47-vjeç, ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi në lokalin e marrë me qira në zonën e Plazhit, ndërmjetësonte me klientët duke siguruar lidhjen e tyre më pas me shtetasen Y. R.

Në vijim Shpresa Pisha, në rolin e organizatores, vinte në dispozicion ambjentet e banesës së saj në Plazh, Durrës për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal kundrejt një shume 5 000 lekë(të reja).

Pas një hetimi rreth 2- mujor me metoda special, blutë e Durrësit kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të  këtij rrjeti të shfrytëzimit të femrave për prostitucion.